Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekjen e zjarrfikësit Kaqun Lima, i cili vdiq në krye të detyrës.
Sveçla ka shprehur ngushëllime për familjen e kolegët, dhe gjithë ata që e njohën.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Komandantit të Togut në Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Kaqun Lima. mAi humbi jetën në krye të detyrës, duke shërbyer me guxim dhe përkushtim për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë. Përkushtimi i tij në detyrë do të mbetet shembull për kolegët e tij, për humanizmin dhe sakrificën në shërbim”.
“Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Lima, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe patin fatin të punojnë me të. U prehtë në paqe”, ka thënë Sveçla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.