×
  • Sport
  • Sport

    Marquez shtrohet në spital pas përplasjes së rëndë në MotoGp

    Reporteri
    04 Tetor 2019 | 8:34

    Lideri i kampionatit MotoGp, Marc Marquez, është dërguar në spital pas një rrëzimi brutal në provat e para të Grand Prix në Tajlandë.


    Marquez së pari kërkoi ndihmë në automjetin e ambulancës që ndodhej afër, për të vazhduar pastaj në qendrën më të afërt mjekësore.

    Vizita në qendrën mjekësore është bërë për kontrolle më të detajuara, pasi ekzaminimi fillestar mjekësor në pistë sugjeroi se Marquez i shpëtoi çdo dëmtimi të rëndë.

    Lideri i kampionatit po ankohej për dhimbje në këmbën e majtë dhe në shpinë.

    Grand Prix në MotoGp këtë fundjavë mbahet në Thajlandë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!