Xherdan Shaqiri po e ndërton një shtëpi në Alderley Edge, aty ku kanë jetuar më parë Cristiano Ronaldo dhe David Beckham
Mesfushori nga Zhgera ka kontratë me Liverpoolin deri më 2023 dhe si duket planifikon që të qëndrojë në këtë qytet për një kohë të gjatë, shkruan Reporteri.net
Shaqiri ka filluar ta ndërtojë një shtëpi në Hale, vend i cili është vetëm një orë larg Liverpoolit. Saktësisht në lagjen Aldeerley Edge, aty ku kanë jetuar edhe yjet si, Cristiano Ronaldo e David Beckham, të cilët aktualisht jetojnë njëri në Itali e tjetri në Amerikë
27 vjeçari ka marrë një shtëpi me qera afër shtëpisë së re, e cila po i ndërtohet. Ai dëshiron që t’i ndjekë nga afër punimet dhe gjithashtu ka thënë se ndoshta pasi ta përfundojë karrierën si futbollist do të merret me biznese të ndërtimit.
“Jam i interesuar për pasuritë e paluajtshme gjithsesi, edhe unë kam disa në Zvicër. Mund ta imagjinoj veten duke punuar në këtë drejtim pas karrierës time,” ka thënë Shaqiri. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.