Samir Ujkani ëndërron që me Kombëtaren e Kosovës të kualifikohet ne Euro 2020
Kombëtarja e Kosovës është në rrugë të mirë që të sigurojë kualifikimin në Euro 2020, shkruan Reporteri.net
Deri në fund të kualifikueseve Kosova do të zhvillojë edhe tri ndeshje, dy në shtëpi me Malin e Zi dhe Anglinë, ndërsa përballja vendimtare pritet të jetë ajo me Çekinë në udhëtim.
Ujkani që së fundi është transferuar te Torino në një deklaratë për mediat italiane ka thënë se ëndërron që të kualifikohet në Euro 2020 me Kosovën.
“Të bëjë sa më mirë me Torinon dhe me Kombëtaren. Ne jemi një grup që jemi krijuar para tre vjetësh, jemi në rrugë të drejtë dhe ëndrra është të kualifikohemi në Europian. Është një ënderr, që dua të bëhët realitet,” ka thënë Ujkani. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.