HANDIKOS sot në Palestrën Sportive ‘Bashkim Selishta’ në Gjilan ka organizuar turnirin e Basketbollit në Karrocë, ku pjesëmarrëse kanë qenë disa ekipe.
Vendi i parë i ka takuar ekipit të Gjilanit, vendi i dytë Gjakovës dhe ai i treti Prishtinës.
Ky organizim me karakter garues, kësaj radhe është bërë në mbështetje të NLB Banka.
HANDIKOS ndër vite ka ofruar shërbime të natyrave të ndryshme që për qëllim kanë pavarësimin e personave me aftësi të kufizuara. Rol në të është dhënë edhe në organizimin e sporteve të ndryshme asistive, me theks të veçantë atë të basketbollit në karrocë, me mbështetje të donatorëve të shumtë të huaj dhe vendor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.