×
  • Sport
  • Sport

    Nuk i mbajnë nervat: Shpërthen në përleshje masive drama Liverpool – Leicester

    Reporteri
    05 Tetor 2019 | 18:26

    Liverpool ka mposhtur Leicester Cityn me rezultat të ngushtë 2-1 në një dramë e cila përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme.


    Derisa po zhvillohej minuta e 93-të e ndeshjes, Sadio Mane u rrëzua në zonë dhe nxori një penallti për skuadrën e Jurgen Klopp, shkruan Reporteri.net

    Nga penalltia i pagabueshëm ishte James Milner i cili tregoi gjakftohtësi dhe shënoi për t’ia dhuruar klubit të tij fitoren e tetë në po aq ndeshje të zhvilluara.

    Sidoqoftë, në fund të ndeshjes, Ayoze Perez shpërtheu nga nervosa ndaj futbollistëve të Liverpoolit me ç’rast u krijua një tollovi e vërtetë.

    Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:

    Pas kësaj fitoreje, Liverpooli tani grumbullon 24 pikë, 8 më shumë sesa rivali kryesor Manchester City të cilët zhvillojnë nesër ndeshjen e xhiros së tetë.

    Ndryshe, ishte kjo fitorja e 17-të me radhë për ‘Të Kuqtë’ në Premierligë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!