Tottenhami ka hyrë në krizën më të thellë tash e një kohë për shkak të rezultateve të dobëta.
Skuadra e Pochettinos ka pësuar 10 gola në dy ndeshjet e fundit, shifra alarmante këto për një skuadër që vetëm para disa muajve luajti një finale të Ligës së Kampionëve, shkruan Reporteri.net
E për shkak të formës së dobët dhe mos fitimi të asnjë trofeu tash e sa vite, shumë yje të klubit pritet të largohen nga Londra.
Koreani Son Heung-Min, Christian Eriksen, Toby Alderëeireld, Jan Vertonghen, Erik Lamella, Danny Rose dhe Serge Aurier pritet të jenë futbollistët që do të largohen nga Spurs.
Por, nga Tottenhami do të largohet edhe Mauricio Pochettino që nuk po merr rezultate pozitive dhe mund të shkarkohet në këto ditë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.