Liverpooli fitoi sot për të tetën herë në po aq ndeshje në Premierligë pasi mposhti me rezultat minimal 2-1 ekipin e Leicester në një dramë të vërtetë.
Ndeshja u vendos falë një penalltie të konvertuar në gol nga James Milner në minutën e 94-të të ndeshjes, shkruan Reporteri.net
Pas përfundimit të derbit, Ayoze Perezin e lëshuan nervat dhe kërkoi t’i qëronte hesapet me futbollistët e Liverpoolit.
Sidoqoftë, tifozët e Liverpoolit kanë vërejtur diçka interesante gjatë përleshjes.
Mbrojtësi i krahut të majtë, Andy Robbertson besohet t’i ketë thënë futbollistit të Leicesterit se do t’i qëronte hesapet me të kur të donte në tunelin e stadiumit.
A ishte Robertson duke i kërkuar fer Ayoze Perezit në tunel?
Robertson duke i thënë Ayoze Perezit: “Eja brenda, të ndeshemi”,
Robertson definitivisht i ofroi Perezit fer gjersa ata ishin duke shkuar në tunel.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.