Është zbuluar identiteti i futbollistit shqiptar që u vetëhodh këtë mbrëmje nga banesa e tij në katin e gjashtë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Fjala është për portierin e dytë të skuadrës së Partizanit, 24 vjeçarin Aldo Teqja.
I riu është marrë nga ambulanca dhe është dërguar me shpejtësi në spitalin e traumës. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se ai është gjallë, por ende nuk dihet nëse do t’i mbijetojë rënies apo jo.
Polici ndërkohë ka bërë këtë njoftim zyrtar, duke vene ne dukje se i riu ka qene ne kushte te renda psikologjike dhe ka tentuar vetëvrasjen.
Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vet’hedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç,i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.