×
  • Sport
  • Sport

    Klopp reagon ashpër pas lëndimit të Salahut, ka disa fjalë të forta për kokëshkurren e Leicesterit

    Reporteri
    05 Tetor 2019 | 22:48

    Liverpooli sot shënoi fitore dramatike ndaj Leicesterit 2-1 në minutat e fundit, por lajmi i keq është se Mo Salah pësoi një lëndim, për të cilin akoma nuk i dihet shkalla se sa i rëndë është


    Liverpooli po kërkonte me ngulm fitoren ndaj Leicesterit me yllin egjiptian që u nis për mrekulli gjatë një aksioni, por u ndalua në mënyrë të palejuar nga Hamza Choudhury, shkruan Reporteri.net

    Pas ndeshjes Klopp e ka komentuar këtë ndërhyrje ku ka thënë se Salah nuk është mirë dhe pati edhe disa fjalë për kokëshkurren e Leicesterit.

    Image“Unë nuk po e kuptoj se si ai[Choudhury] mund ta bënte një ndërhyrje të tillë,” ka thënë fillimisht Klopp.

    “Topi është larg dhe Salah është mjaft i shpejt dhe nëse e rrëzoni atë kur topi është para atëherë për mua ekziston vetëm një karton[duke aluduar në kartonin e kuq].

    Image“Me këto komente nuk dua t’i bëj probleme djalit [Choudhury] por ai duhet të qetësohet nëse e gjen veten përsëri në situata të tilla. Ai është një lojtar i mirë, në dy vitet e fundit ai ka pasur një rritje të jashtëzakonshme në Leicester, por ky lloj faullash nuk mund të pranohet,”.

    Ndryshe, Liverpooli në tetë ndeshjet e para në Premier Ligë ka arritur tetë fitore dhe është lider i padiskuteshëm me 24 pikë. /Reporteri.net/

    ?? Jurgen Klopp on Hamza Choudhury’s challenge on @MoSalah:

    ?‍♂️ “It’s a player who is in a full sprint, if you bring him down without ball around…”

    ? “…for me it’s only one colour.”

    ? “It’s dangerous as hell.”

    ? Not happy. pic.twitter.com/TAgFyPlFw8

    — SPORF (@Sporf) October 5, 2019

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!