×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e thërret vëllain e Xhafer Tahirit për ta marrë në pyetje, familja akuzon SHIK’un

    Reporteri
    05 Tetor 2019 | 23:01

    Dy ditë më parë u raportua se Salih Tahiri, vëllai i Xhafer Tahirit, është incizuar duke marrë ryshfet për leje ndërtimore në Vushtrri, ku vëllai i tij është kryetar komune.


    Pas këtyre raportimeve, Salih Tahiri ka marrë një ftesë për t’u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës.

    Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Ahmet Tahiri, i cili ka thënë se Salih Tahiri është thirrur për t’u paraqitur në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut.

    Ahmet Tahiri ka publikuar dokumentin e ftesës së Policisë, dhe ka mohuar raportimet në disa media se Salih Tahiri po i ikën autoriteteve.

    Ai ka thënë se prapa akuzave dhe atyre që ai i ka cilësuar shpifje ndaj Salih Tahirit qëndron Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK), që zyrtarisht është shuar vite më parë.

    Shkrimi i plotë i Ahmet Tahirit:

    Se SHIK-u eshte shuar veç formalisht, ndersa sot ai eshte me i forte se kurre me pare, deshmojne edhe sulmet e ulta qe adresohen permes te ashtuquajturave portale te cilat ne paniken e humbjes se shefave te tyre te vertete, prodhojne te paverteta te ulta.

    Ju njoftoj se sipas procedurave te parapara me ligj, Salihu ka frese per daten 07/10/2019, ne ora 13,00 dhe do ti pergjigjet kesaj dhe cdo frese te organeve te rendit

    Pra, krejt lajmet nga dora e zgjatur e SHIK-ut jane vetem klithje e deshperuar e nje skenari te deshtuar.

    E verteta do te del se shpejti ne shesh, bashke me humbjen e shantashuesve dhe shpifesve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!