Ka nisur votimi për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Janë 1,937,869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilat do të kenë mundësi të votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1 067 kandidatë për deputetë.
Mirëpo edhe këtë vit parregullsitë janë prezente. Emrat e persona që tashmë nuk janë në jetë vazhdojnë të jenë prezentë në listat e votimit, shkruan Reporteri.net.
Një rast të tillë e ka raportuar edhe një i moshuar nga Prishtina. Ai për T7 ka rrëfyer se e ka gjetur në listën e votimit emrin e djalit që ka ndërruar jetë në vitin 2017.
“Djali ka vdekur me 22 tetor 2017. Kjo nuk është në rregull, jam prekur shumë. Sa herë i kam lajmëruar të gjithë se djali im nuk jeton më”, ka rrëfyer ai. /Reporteri.net