Kandidati për Kryeministër të Kosovës, nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me bashkëshorten e tij ka hedhur votën në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Veseli para gazetarëve ka thënë se pret proces të qetë dhe demokratik zgjedhor, shkruan Reporteri.net.
Veseli është lideri i parë nga kandidatët për kryeministër që sot ka hedhur votën.
Ai ka thënë se sot është një ditë e jashtëzakonshme për Kosovën.
“Sot është një ditë e mirë e jashtëzakonshme për Kosovën tonë të shenjtë. I uroj qytetarët, do t’i hapin perspektivën Kosovës, fëmijëve tanë, përhajr na qoftë të gjithëve”, ka thënë Veseli. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.