Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me bashkëshorten e tij ka hedhur votën në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet.
Nga aty presidenti Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve për një proces të qetë zgjedhor duke thënë se në këtë mënyrë fiton Kosova.
Në shoqëri të Thaçit, ishte bashkëshortja e tij Lumnije Thaçi, por aty nuk u pa djali i tyre, Endriti, shkruan Reporteri.net.
Presidenti Thaçi disa minuta pasi përfundoi obligimin e tij qytetar, ka bërë një postim konfuz në llogarinë e tij në Facebook.
“Unë, Lumja dhe Endriti votuam dhe ju ftoj të gjithëve që të dilni të votoni”, ka shkruar ndër të tjera presidenti Thaçi në postimin të cilin pak minuta më pas e ka fshirë.
Menjëherë pas kësaj, Thaçi ka bërë një postim tjetër ku ka konfirmuar se djali i tyre Endriti nuk ishte me ta gjatë procesit të votimit.
“Bashkë me Lumen votuam dhe ju ftoj të gjithëve që të dilni dhe të votoni.
Kjo është ditë shumë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe të gjithë qytetarët duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur.
Uroj që këto zgjedhje të jenë zgjedhje për të ardhmen e sigurt euroatlantike të Kosovës, për një jetë më të mirë, për zhvillim ekonomik, për vende të punës dhe mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Thaçi. /Reporteri.net