×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarja “kërcënon” Valdete Dakën: Hera e fundit që e gjej babën e vdekur në listën e votimit

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 14:56

    Një qytetare nga Fushë-Kosova i ka thënë ekipit të Televizionit 7 se derisa ka votuar sot për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, e ka parë në listë emrin e babait të saj që ka vdekur në vitin 2012.


    Ajo në një prononcim për Televizionin 7 thotë se familja e saj ndihen të ofenduar pasi edhe më tutje KQZ’ja nuk e largon emrin e personit të vdekur gati 8 vjet më parë.

    “Babai im ka vdekur që 7 vjet dhe e pati emrin në listë. Kjo është ofendim për neve. Ai ka vdekur në spital është në librin e regjistrit të vdekjeve. Kjo na shkakton dhimbje dhe ofendim”, ka thënë Flora Raka nga Fushë-Kosovë.

    Tutje ajo tregon se janë ankuar dy herë në zgjedhjet e kaluara se emri i tij figuron në listë, dhe edhe përkundër kësaj ai nuk është hequr.

    “Jam ankuar dy herë më parë dhe emri i tij akoma është në listën e votimit”, ka thënë ajo.

    Në fund ajo ka thënë se krejt përgjegjësia për këtë i bie kryetares së KQZ-së,

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!