×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Sot varrosen babë e bir që u vranë në Gjilan dje

    Reporteri
    11 Gusht 2025 | 11:17

    Babë e bir mbetën dje të vrarë në rastin tragjik dje në një kafiteri në qendër të Gjilanit, shkruan Reporteri.net.

    Familja ka njoftuar se S.H dhe E.S do të varrosen sot me Namazin e Ikindisë në ora 16:40.

    Krahas babë e bir, i vdekur mbeti edhe një person tjetër, ndërsa një tjetër i plagosur.

    Lidhur me rastin policia ka shpallur në kërkim, Mefail Shkodrën bashkë me dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra.

    Mefail Shkodra njihet nga organet e rendit, pasi i njëjti ishte arrestuar në qershor të vitit 2024 për fajde, bashkë me djalin e tij Edonisin.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!