×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea e Arsenali fitojnë, City koritet në shtëpi, humbet nga ‘Ujqërit’

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 16:56

    Kanë përfunduar tri ndeshjet e Premier Ligës të cilat u zhvilluan nga ora 15:00


    Wolves ka shkaktuar befasinë e javës duke e mposhtur Manchester Cityn në ‘Etihad’ me rezultat 2-0, shkruan Reporteri.net

    Golat e fitores për ‘Ujqërit’ i shënoi Adama Traore në minutën e 80-të dhe 90-të.

    Chelsea e ka shkelur Southamptonin duke e mposhtur 4-1 në udhëtim me golat të shënuar në këtë takim nga Abraham, Mount, Kante dhe Batshuay – për vendasit shënoi Ings.

    Edhe Arsenali ka shënuar fitore duke mposhtur në shtëpi Bournemouthin 1-0 me golin e vetëm të realizuar nga David Luiz.

    Liverpooli vazhdon të jetë lider i padiskutueshëm në Premier Ligë me 24 pikë pas 8 javësh, duke lënë prapa tani Cityn që ka 16 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!