×
  • Lajme
  • Botë

    Ushtria kineze paralajmëron ndërhyrje në protestat e Hong Kongut

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 17:14

    Ushtria kineze e ka lëshuar një paralajmërim për protestuesit e Hong Kongut të dielën. Paralajmërimi u bë për shkak se protestuesit i lëshuan laserët e tyre në drejtim të barakave të forcave ushtarake.


    Kjo është përplasja e parë mes protestuesve dhe ushtarëve kinezë që nga nisja e protestave para katër muajve.

    Ballafaqimi me Ushtrinë Popullore të Kinës erdhi pasi mijëra protestues u përleshën në mënyrë të dhunshme me policinë në disa lokacione. Policia hodhi gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit hodhën tulla dhe bomba me benzinë në drejtim të forcave të sigurisë.

    Shumë protestues e mbuluan fytyrën për ta kundërshtuar vendimin e qeverisë për ndalimin e maskave në tubime publike. Protestuesit që e shkelën këtë rregull mund të dënohen me një vit burgim, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    “Ligji kundër maskave vetëm na e shton zemërimin dhe vullnetin për të dalë në rrugë. Nuk frikësohemi nga ligji i ri dhe do të luftojmë për të drejtat tona. Unë e vendos maskën për t’i treguar qeverisë se nuk frikësohem nga tirania”, tha një student që e kishte vendosur në fytyrë një maskë të kaltër.

    Personeli i ushtrisë kineze doli në kulmin e një ndërtese dhe e shpalosën një mbishkrim ku thuhej: “Kujdes. Jeni duke e shkelur ligjin. Mund të ndiqeni penalisht”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!