×
  • Sport
  • Sport

    Humbja nga Wolves, kjo gjë i ndodhë për herë të parë Guardiolas në Premier Ligë

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 19:04

    Manchester City në Premier Ligë nuk kishte humbur asnjë ndeshje në Etihad pa shënuar të paktën një gol nën urdhërat e Pep Guardiolas deri më sot kur Wolves shënoi dy herë, ndërsa ‘Qytetarët’ asnjëherë


    Manchester City u befasua nga Wolves në shtëpi ku u mposht me rezultat 2-0, shkruan Reporteri.net

    Heroi i Ujqërve ishte Adama Traore që shënoi dy golat, në minutat 80′ dhe 90′.

    Për Guardiolën kjo ishte humbja e parë në Etihad ku skuadra e tij nuk kishte arritur të shënojë të paktën një gol.

    Pas kësaj disfate tani City mbetet në vendin e dytë me 16 pikë dhe ka tetë pikë më pak se Liverpooli që është lider i Premier Ligës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!