×
  • Sport
  • Sport

    Manchester United vazhdon me formën e dobët, mposhtet nga Newcastle

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 19:30

    Newcastle e ka mposhtur Manchester Unitedin në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier me rezultat minimal 1-0.


    Edhe pse rastet në pjesën e parë nuk munguan, të dy skuadrat nuk arritën që ta tundin rrjetën e njëra-tjetrës.

    45 minutëshi i dytë ishte i dominuar nga vendasit që tentuan me çdo kusht ta fitonin ndeshjen dhe mundi i tyre u shpërblye.

    Ishte minuta e 72-të atëherë kur Matthew Longstaff e tundi rrjetën e Djajve të Kuq me asistimin që i bëri bashkëlojtari Jetro Willems, shkruan Telegrafi.

    Kjo humbje natyrisht se do ta rrezikojmë shumë postin e Ole Gunnar Solskjaerit, pasi bordi i Unitedit është aktualisht i pakënaqur me formën që po tregon skuadra.

    Pas xhiros së tetë, Manchester Unitedi gjendet në vendin e 12-të me nëntë pikë, ndërsa në javën e nëntë do të takohen me Liverpoolin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!