×
  • Sport
  • Sport

    Nuk ndalet Rashica, shënon dhe shpëton Werderin nga humbja

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 20:00

    Milot Rashica ka shënuar gol nga penalltia në minutën e fundit ndaj Frankfurtit dhe kështu ka shpëtuar Werderin nga humbja


    Werder Bremen luajti baras 2-2 me Frankfurit me yllin kosovar që realizoi gol krejt në fund të takimit, shkruan Reporteri.net

    Davy Klassen fitoi një penallti në fund të ndeshjes, të cilën në gol e shndërroi ylli nga Vushtrria.

    Miloti me mjeshtri shënoi nga pika e bardhë, ku portieri u gjuajt në njërën anë e topi shkoi në anën tjetër.

    Për Rashicën ky është goli i dytë në Bundesliga këtë edicion.

    Ndryshe, pas këtij barazimi Werderi është në vendin e 11-të me 8 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!