×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Gjeneva propozohet për takimin Putin-Zelensky, a mund të mirëpresë Zvicra Putinin pa e arrestuar?

    Reporteri
    19 Gusht 2025 | 15:03

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka propozuar që Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të zhvillojnë takime në një vend neutral si Zvicra, saktësisht në Gjenevë.

    Pas këtij propozimi, Zvicra është shprehur e gatshme që ta pres këtë takim. Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka deklaruar se mirëpret propozimin e Presidentit francez Macron që takimi të mbahet në Gjenevë dhe thotë se Zvicra është mirënjohëse për besimin që i është dhënë.

    Megjithatë, ekzistojnë çështje ligjore që lidhen me një takim të tillë. Zvicra ka ratifikuar Traktatin e Romës, që themelon Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), dhe meqë Putin është tashmë i akuzuar nga ICC për krime lufte, Zvicra do të ishte e detyruar ta arrestonte nëse ai do të mbërrinte në territorin zviceran, shkruan CNN, përcjell Reporteri.net.

    Por qeveria zvicerane, duke parashikuar mundësinë që Gjeneva të jetë vendi i takimit, ka angazhuar tashmë juristët e saj për të shqyrtuar implikimet ligjore.

    Sot, ministri Cassis deklaroi se ka hapësirë për fleksibilitet, duke i thënë mediave zvicerane:

    “Mund ta realizojmë këtë, pavarësisht urdhrit të arrestit ndaj Putinit, për shkak të rolit tonë të veçantë dhe rolit të Gjenevës si seli evropiane e Kombeve të Bashkuara.”/Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!