Sllavko Simiq është propozuar tri herë nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, por që s’ka marrë votat e mjaftueshme, shkruan Reporteri.net.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha tha se pas aktgjykimit të fundit, nuk lejohet më shumë se tri herë propozimi i kandidatit të njëjtë.
“Na presin shumë punë. Ju ftoj të propozoj një kandidat tjetër që të dalim nga kjo bllokadë, deputetët janë të lirë të votojnë për apo kundër. Për herë të fundit propozoj që të propozoni kandidatin nga radhët e komunitetit serb”, tha Basha.
Në të trija votimet, Sllavko Simiq arriti të merrte vetëm 10 vota për, ndërsa kundër 56, abstenim 21.
LDK-ja në të trija votimet nuk mori pjesë fare.
/Reporteri.net/