×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Zgjedhja e Bashës kryetar i Kuvendit bëhet lajm në “Reuters”, citohen fjalët e tij

    Reporteri
    26 Gusht 2025 | 16:15

    Agjencia e njohur e lajmeve, “Reuters”, ka raportuar për zgjedhjen e Dimal Bashës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

    “Kosova e zgjedh kryetarin e Kuvendit, duke i dhënë fund muajve të bllokadës politike” – është titulli i artikullit.

    “Sipas kushtetutës së Kosovës, kryetari i Kuvendit duhet të votohet para se fituesi i zgjedhjeve të mund ta formojë qeverinë, por pa përkrahje tejpartiake, që ka dalë të jetë e vështirë, duke çuar në një bllokadë që ka shpërfaqur përçarje të thella në shtetin më të ri të Evropës” – thuhet më tej.

    “Në përgjithësi, Kuvendi votoi më shumë se 50 herë para se më në fund të pajtohej për Dimal Bashën, i cili është nga partia e Kurtit, duke marrë 73 vota në Kuvendin me 120 deputetë” – vazhdon artikulli.

    “Kuvendi është zemra e demokracisë sonë, vendi ku zërat e të gjithë qytetarëve dëgjohen. Unë ndiej përgjegjësi të madhe që më është ngarkuar” – tha Basha.

    “Pas një fushate zgjedhore të ashpër, Vetëvendosja e Kurtit doli e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por dështoi që të siguronte shumicë absolute” – thuhet në artikull.

    “Partitë opozitare deri më tani kanë refuzuar që të formojnë koalicion qeveritar me Vetëvendosjen. Ato e fajësojnë pjesërisht Kurtin për përshkallëzimin e tensioneve në pjesën veriore me shumicë serbe, të cilat i kanë lënë të ngecura gjasat e Kosovës për t’u bërë pjesë e BE-së dhe kanë nxitur sanksione nga blloku” – thuhet në fund të artikullit./Nacionale

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!