Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur sot një konferencë për media përpara ndeshjeve ndaj Gjibraltarit dhe Malit të Zi.
Zvicerani ka njoftuar për disponimin e futbollistëve dhe ka dhënë përditësime për gjendjen fizike të tyre, shkruan Reporteri.net
Sidoqoftë, në këtë konferencë, ai u pyet edhe rreth asaj se, meqenëse dje kanë qenë zgjedhjet dhe do të ketë qeveri të re, pasi Albin Kurti fitoi zgjedhjet a do ta ftojë ai në stadium në ndeshjet që zhvillon Kosova.
Bernard Challandes pastaj e ka kthyer këtë pyetje në humor duke thënë se patjetër, vetëm a ofron premia për fitore të ekipit.
“Ndoshta Federata mund ta ftojë Albin Kurtin, do te ishte i mirëseardhur, përfaqësuesja është pjesë e shtetit.
“Do të ishte mirë nëse na jep edhe premi për kualifikim (qeshet)”, ka thënë në shaka ai.
Ndryshe, Kosova zhvillon së pari një ndeshje miqësore me Gjibraltarin, pastaj pret Malin e Zi në një ndeshje tepër të rëndësishme për kualifikueset e Euro 2020./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.