×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje mundi LDK-në dhe PDK-në edhe në këtë komunë serbe

    Reporteri
    07 Tetor 2019 | 14:11

    Në Komunën e Parteshit, tri partitë më të mëdha në vend nuk kanë arritur që t’i marrin as gjashtë vota. Partia Demokratike e Kosovës nuk ka marrë asnjë votë atje


    Sipas rezultateve preliminare të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, partia që ka marrë më së shumti vota në këtë komunë është Lista Srpska.

    Kjo parti ka marrë 1 mijë e 963 vota, apo 93.12 %. Pasuar nga SLS-ja e cila ka marrë 104 vota. SLOBODA e Nenad Rashiq u mbështetet nga vetëm 21 votues.

    Për dallim nga Lista Serbe, tri partitë më të mëdha në vend nuk kanë arritur të marrin më shumë se pesë vota.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vetëm dy vota në këtë komunë, Partia Demokratike asnjë votë, derisa Lëvizja Vetëvendosje mezi ka arritur që t’i marrë pesë vota.

    Koalicioni AAK-PSD, në Partesh ka rezultuar me vetëm një votë, ndërsa NISMA-AKR me zero vota.

    Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ’së, partia e parë në nivel vendi vazhdon të jetë Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga LDK’ja e PDK’ja. Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!