KQZ ka publikuar rezultatet e 98.08% të fletëvotimeve të vlefshme të numëruara.
Lëvizja Vetëvendosje edhe me tutje qëndron para Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 5371 vota më shumë diferencë.
VV në total, deri më tani numëron 200467, përkthyer në përqindje 25,56%. LDK-ja ka 195096 vota, apo 24,87%, shkruan Reporteri.net.
E treta renditet PDK-ja me 21,13 përqind, apo gati 10% më shumë sesa koalicioni i AAK-së me PSD-në që ka 11,55 përqind të votave.
Koalicionit tjetër garues në zgjedhjet e 6 tetorit, atij NISMA-AKR tashmë i janë shuar shpresat për të kaluar pragun zgjedhorë, dhe përqindja e tyre në këtë zgjedhje ka rënë në 4,89%.
Këto të dhëna janë pas numërimit të 784 mijë e 438 fletëvotimeve të vlefshme nga ana e KQZ-së. /Reporteri.net/.