×
  • Sport
  • Sport

    Bletët “pushtojnë” fushën, pickojnë Dani Alves

    Reporteri
    07 Tetor 2019 | 18:03

    Futbolli është një sport mjaft tërheqës, ku shpesh tërheq vëmendjen edhe të insekteve.


    Së fundmi, një tufë bletësh janë bërë protagonist në ndeshjen e kampionatin brazilian, Sao Paulo dhe Fortaleza.

    Insektet “pushtuan” fushën për pak momente, ndërsa sulmuan ish-yllin e Barcelonës e PSG-së, Dani Alves. Braziliani u thumbua nga bletët, ku u desh ndërhyrja e gjyqtarit kryesor për të qetësuar situatën.

    Kjo nuk është hera e parë që bletët bëhen pjesë e një ndeshje futbolli.

    E njëjta gjë ndodhi gjatë ndeshjes mes Internacional dhe Fortaleza, me këto të fundit që duket se janë kthyer edhe në një habitat të preferuar nga bletët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!