Agjenti i Elseid Hysaj ka konfirmuar se mbrojtësi i djathtë do të largohet nga Napoli dhe se kalimi te Roma do të ishte i mirëpritur.
Mbrojtësi shqiptar më nuk është në planet e Carlo Ancelottit pas transferimit të Giovanni de Lorenzo dhe me Kevin Malcuit po ashtu që tregon formë të mirë.
“Roma është një zgjidhje e mirëpritur për lojtarin, nëse nuk është zgjedhja e tij e parë. Kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm. Napoli mund ta humbiste atë për asgjë dhe do të ishte turp sepse kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme. Ne nuk do të rinovojmë, nuk ka kushte për të, ne dhe Napoli jemi të vetëdijshëm për këtë”.
“Ndjej se është koha gjithashtu që ai të bëjë një ndryshim pas katër vjet e gjysmë. Nuk ka nevojë për më shumë biseda sepse të gjithë jemi në marrëveshje”, ka deklaruar agjenti Giuffredi për Radio Punto Nuovo.
Hysaj pësoi një lëndim të rëndë në fundjavën e kaluar, andaj do të mungojë në ndeshjet kualifikuese te Shqipëria për Euro 2020.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.