Edhe njëherë tjetër të gjitha biletat për ndeshjen e radhës të Kosovës u ‘avulluan’ brenda 100 minutave.
Dje u shitën të gjitha biletat për takimin Kosovë – Mali i Zi, që zhvillohet më 14 tetor në stadiumin mitik ‘Fadil Vokrri’.
Të hënën në orën 16:00 uebsajti që merret me shitjen e biletave ‘’tiks.app’’ u vërshua nga mijëra klikime brenda vetëm pak çastesh, shkruan lajmi.net.
Shitja e shpejtë e biletave ka qenë një nga kritikat e tifozëve, të cilët assesi nuk po munden të sigurojnë një biletë për ta parë nga afër skuadrën dardane.
Por tregu i zi vazhdon të lulëzojë edhe kësaj radhe, me çmime jashtëzakonisht të mëdha.
Në faqet online ku bëhet shitja e biletave mund të shihet një numër të madh postimesh për shitje të biletave.
Njëri nga ta shet dy bileta nga pjesa lindore për 100 euro, që i bie shumëfish më shtrenjtë. Çmimi i biletave për këtë pjesë ishte nga 10 deri në 15 euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.