×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK, PDK dhe NISMA kërkojnë rinumërim të votave në nivel vendi

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 11:27

    Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma për Kosovën po kërkojnë rinumërimin e të gjitha kutive të votimit.


    Këto tri subjekte politike kanë paraqitur ankesa të ndara në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe të trijat kanë një kërkesë që duket se është e ngjashme – rinumërimi i të gjitha kutive të votimit.

    “Gazeta Blic” ka arritur të sigurojë ankesat e këtyre subjekteve politike dhe ato e mbështesin kërkesën e tyre në një gabim në shtypjen e formularëve ku plotësohen rezultatet.

    Sipas ankesave në formularë figurojnë vetëm 24 rubrika ndonëse në garë janë 25 subjekte politike.

    Këto subjekte politike i kanë bashkuar ankesave të tyre një numër të madh të formularëve nga vendvotimet e ndryshme të Kosovës për të argumentuar pretendimet e tyre. Nuk dihet se në sa raste është shprehur kjo dukuri.

    PZAP ka kohë 72 orë për të vendosur lidhur me këto tri ankesa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!