Lidhja Demokratike e Kosovës humbi zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën më 6 tetor në nivel vendi.
Humbja e LDK-së bëhet edhe më e hidhur për faktin se kjo parti humbi edhe komunat në të cilat qeveris, shkruan lajmi.net.
Në Gjilanin e Lutfi Hazirit, tubimet ku LDK thoshte se janë madhështore dhe bastion në të cilin llogariste më të madhe, kjo parti pësoi humbje të rëndë nga Vetëvendosje.
Partia e Kurtit në këtë komunë u rradhit e para me mbi 5 mijë vota më shumë se LDK-ja.
LDK në këtë komunë mori 12 mijë e 217 vota, teksa VV mori 17864 vota.
Humbje të thellë, madje nuk u rendit as si parti e tretë, LDK pësoi në Vushtrrinë e kryetarit të saj, Xhafer Tahiri.
LDK aty u mposht nga VV që doli e para me 10 mijë e 469 vota, dhe PDK me 9 mijë e 23.
Lidhja Demokratike e Kosovës aty mori vetëm 7 mijë e 443 vota.
Humbje kjo parti nuk pësoi në Podujevë, por me vota iu afrua shumë Vetëvendosja.
Agim Veliu siç duket nuk mund ta konsiderojë më këtë komunë si bastion të partisë së tij.
VV aty u rendit vetëm 4% me më pak vota se LDK.
E ndoshta humbja më e madhe për LDK-në është ajo e kryeqytetit.
Ndonëse në zgjedhjet e fundit VV dhe LDK patën luftë të ashpër në balotash për ta fituar kryeqytetin, Vetëvendosje e fitoi kësaj rradhe Prishtinën me 5 mijë vota dallim.
Aktualisht KQZ ka mbaruar numërimin e më shumë se 98 % të votave.
Pas këtij procesi, pritet edhe nisja e numërimit të votave me kusht dhe të mërgatës.