×
  • Lajme
  • Lajme

    Numërohen të gjitha votat në Prishtinë: VV e para, LDK e Shpend Ahmeti mposhten keq

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 14:29

    Në komunën e Prishtinës tashmë ka përfunduar numërimi i votave nga KQZ, ku Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para, duke e mposhtur keq LDK-në që e kishte bastion për disa vite si dhe kreun aktual të kryeqytetit Shpend Ahmeti që kandidoi me koalicionin AAK-PSD.


    VV në kryeqytet ka marr 37 mijë e 387 vota apo 37.14 për qind, ndërsa LDK-ja ka marr 32 mijë e 636 vota apo 32.42 për qind të votave.

    Kurse PSD e Shpend Ahmetit që qeverisë në Prishtinë në koalicion me AAK-në ka marr veç 7 mijë e 633 vota apo 7.58 për qind, shumë me pak se sa Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka marr 15 mijë e 511 vota, apo 15.41 për qind. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!