×
  • Lajme
  • Lajme

    Numërohen 100% të votave në Mitrovicë: PDK e para, VV e dyta, LDK e treta

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 14:07

    Në Mitrovicë janë numëruar 100% të votave, apo thënë në shifra, janë numëruar 31.254 vota.


    Sipas KQZ-së, parti e parë në Mitrovicë ka dalë PDK-ja me 34.4% apo 10751 vota, VV e dyta me 33.68% apo 10527 vota. Pra, PDK prinë vetëm me 224 vota, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq, parti e tretë është radhitur LDk-ja e Vjosa Osmanit. Ajo në vendlindjen e saj ka marrë 23.1% apo 7228 vota.

    Sidoqoftë, numri i përgjithsëhm i atyre që kanë votuar në Mitrovicë ka qenë 33 mijë e 774 vota, apo 40.7% e qytetarëve me të drejtë vote. Nga ky numër, 1578 kanë qenë të pavlefshme.

    Ndryshe, duhet theksuar se akoma nuk janë numëruar votat me kusht dhe votat e diasporës, të cilat mund ta ndryshojnë rezultatin në këtë komunë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!