×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramushi e Dauti më të votuarit në Deçan, mësoni kush renditet pas tyre

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 15:37

    Vëllezërit Haradinaj, Ramushi e Dauti duke u bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit po dalin të jenë personat më të votuar në vendlindjen e tyre, pra në komunën e Deçanit.


    Ata kanë marrë dhjetëfishin e votave të Dardan Molliqajt që vije po nga kjo komunë, i cili ka marrë rezultat zhgënjyes pasi ka fituar veç 800 vota.

    Ramush Haradinaj që ka qenë kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD 8639 vota, dhe Daut Haradinaj 7071, shkruan Reporteri.net.

    I treti renditet ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj që ka fituar 4092 vota, e katërta Time Kadrijaj me 3489 vota, dhe pesëshen më të votuar e përmbyllë Shkumbin Demaliaj me 3104 vota. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!