×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe pas fitores, Kurti bënë të ditur për aderimin e ri në Vetëvendosje

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 16:45

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur për aderimin e ri në LVV.


    “Menjëherë pasi që ka votuar me 6 tetor, të dielen paradite, Shkurta Velija-Ajdini erdhi e u anëtarësua në VETËVENDOSJE”, ka shkruar Kurti.

    Ai tutje ka shtuar se ndryshimi politik ka ndodhur, rritja e LVV vazhdon.

    Postimi i plotë i Albin Kurtit:

    Menjëherë pasi që ka votuar me 6 tetor, të dielen paradite, Shkurta Velija-Ajdini erdhi e u anëtarësua në VETËVENDOSJE!.

    Ajo ka mbaruar studimet për magjistraturë në gjermanistikë në Universitetin e Vjenës, kurse tash është në përfundim të doktoratës në po atë universitet me temën “Konstruksioni gjinor në veprën e Stefan Zweig-ut”.

    Shkurta Velija-Ajdini ka punuar afër një dekadë si mësimdhënëse në Universitetin e Prizrenit, ndërkaq tani punon në një institucion gjerman për punësim dhe trajnime profesionale, si shefe e departamentit të gjuhës gjermane.

    Ndryshimi politik ka ndodhur, rritja e Lëvizjes sonë vazhdon, qeverisja jonë e mirë fillon së shpejti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!