Se Ismet Munishi është trajneri më karizmatik, më fasionant dhe më argëtues i Superligës kjo nuk vihet në pikëpyetje më.
Ai me Ballkanin e tij, janë shndërruar në forcë të madhe këtë sezon të Superligës duke u radhitur në vendin e parë kur kanë kaluar nëntë xhiro, shkruan Reporteri.net
Pa dyshim që, çelësi i këtij suksesi të ekipit Suharekas nuk është vetëm puna dhe strategjia e trajnerit, por edhe harmonia që Munishi ka krijuar në ekip dhe tek tifozët.
Ai mund të quhet Ismet Kloppi i Kosovës, pasi pas çdo ndeshjeje, përqafon dhe përshëndet me rend futbollistët e tij, por jo vetëm, edhe tifozët që janë shndërruar në lojtarin e 12-të këtë sezon.
Kjo ishte festa e mrekullueshme e Ismet Kloppit me futbollistët dhe tifozët e Ballkanit pas ndeshjes së fundit që e fituan ndaj Prishtinës./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.