Bersant Celina është nga ata futbollistët sikur fëmijët e vegjël para Bajramit, nuk i zë vendi vend nga gëzimi për të festuar ditën e nesërme.
Ylli kosovar që po shkëlqen në Sëansea, mezi po e pret sfidën tejet të rëndësishme ndaj Malit të Zi, e vlefshme për kualifikueset për Euro 2020, shkruan Reporteri.net
Mesfushori kosovar ka thënë se nuk po i pritet për këtë ndeshje dhe ka lavdëruar tifozët ‘Dardanë’ për përkrahjen që ia kishin dhënë në Angli.
“I rikthehem ekipit kombëtar. Do ta zhvillojmë një ndeshje mjaft të rëndësishme kundër Malit të Zi. Le t’ia dalim. Ndër të tjera, shikoni tifozët tanë”, ka shkruar Celina në Instagram.
Kosova do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Gjibraltarin këtë të enjte, ndërsa më 14 tetor do ta ketë sfidën e vërtetë ndaj malazezëve./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.