×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Milano shkarkon një trajner të dobët, emëron një tjetër ‘daha’ më të dobët

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 20:08

    Skuadra italiane, Milan ka konfirmuar para pak çasteve se ka shkarkuar nga pozita e trajnerit, Marco Giampaolon.


    Klubi nëpërmjet një njoftimi ka falënderuar trajnerin për shërbimet e tij dhe i kanë uruar suksese për të ardhmen, shkruan Reporteri.net

    “Milan njofton se ka liruar Z. Marco Giampaolo nga detyra e trajnerit të parë në ekipit. Klubi është mirënjohës për shërbimet e Marcos dhe i dëshiron më të mirat në karrierën e tij profesionale”, thuhet në njoftimin e klubit.

    Giampaolo arriti vetëm tri fitore me klubin ‘zikaltër’ duke humbur në gjysmën e tyre, madje edhe derbin e ‘Madonnines’ me Interin.

    Ndryshe, Milani pritet ta emërojë një trajner tjetër që nuk është se e ka dëshmuar veten, për më tepër është një tifoz i deklaruar interist, Stefano Pioli./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!