Malaga e ka bërë një kërkesë zyrtare në ligën e nivelit të dytë të futbollit në Spanjë për ta shtyrë ndeshjen e tyre të radhës, kundër Cadiz, për shkak të mungesës së lojtarëve në dispozicion.
Çuditërisht, Malagas për këtë ndeshje i mungojnë 13 nga 24 lojtarët e ekipit të parë, gjashtë prej të cilëve – Lorenzo Gonzalez, Munir, Mikel Villanueva, Juanpi Añor, Keidi Bare dhe Ramon Enriquez – mungojnë për shkak se janë me ekipet kombëtare, transmeton Gazeta Express.
Gjashtë të tjerë – Cifu, Diego Gonzalez, Renato Santos, Luis Hernandez, Luis Munoz dhe Badr Boulahroud – janë të lënduar, ndërsa Adrian Gonzalez do të mungojë në këtë ndeshje sepse janë të suspenduar.
Si rezultat, kjo do të thotë se Malaga i ka vetëm 11 futbollistë të ekipit të parë në dispozicion ndeshjen e fundjavës në “La Rosaleda”.
Megjithatë, përkundër që një numër i madh i lojtarëve mungon, klubi besohet se është pesimist për gjasa që kërkesa e tyre të aprovohet nga autoritetet përgjegjëse pasi që rregullat thonë se loja nuk mund të shtyhet me arsyetimin se lojtarët janë të lënduar, të sëmurë, të suspenduar apo me ekipet kombëtare.
Në anën tjetër, liga do ta shqyrtonte mundësinë e shtyrjes së ndeshjes nëse klubi nuk mund t’i gjejë 11 lojtarë për t’i futur në ndeshjen për shkak të ndonjë rrethane.
Pavarësisht kësaj, kryetari i Cadizit, Manuel Vizcaino, nuk ndien dhembshuri për Malagan.
“Rregullat janë të njëjta për të gjithë. Vitin e kaluar ne e luajtëm një ndeshje nga e vila varej promovimi ynë në La Liga dhe ishim pa Darëin Machisin dhe Manu Vallejon. Unë dua që ligji të respektohet ashtu siç u bë në rastin e Cadizit”, ka thënë Vizcaino.