Trupat turke filluan të hyjnë në Siri të mërkurën në mëngjes në përgatitje të një sulmi në territorin kurd, transmeton Reporteri.net.
Një grup i vogël i forcave turke hyri në Siri në dy pika afër qyteteve siriane Tal Abyad dhe Ras al-Ayn në përgatitje të një sulmi më të gjerë, tha një zyrtar turk për Bloomberg.
Këto deklarata vijnë pasi tanket, kamionët dhe trupat turke u fotografuan në kufi gjatë natës.
Në anën tjetër komandantët e kurdëve paralajmëruan një “katastrofë njerëzore të afërt” nëse sulmet vazhdojnë.
“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe të gjitha vendeve … të cilët triumfuan së bashku mbi të ashtuquajturin Kalifati i ISIS-it që të marrin përgjegjësi dhe për të shmangin një katastrofë të mundshme njerëzore të afërt”, tha SDF e udhëhequr nga kurdët. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.