×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me diplomatët norvegjezë

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 12:01

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar sot me një delegacion nga Norvegjia.


    Kurti ka mirëpritur në takim Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë – Departamenti i Evropës Juglindore dhe Jens Erik Grondahl, Ambasadorin Norvegjez në vendin tonë.

    Në një komunikatë nga VV thuhet se Arne Sannes Bjornstad e ka uruar Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

    Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor nga Norvegjia shprehi interesim për zhvillimet politike në Kosovë dhe për dialogun Kosovë – Serbi.

    Njoftimi i plotë:

    Sot, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, së bashku me anëtaren e Kryesisë, Fitore Pacolli, ka mirëpritur Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor z. Arne Sannes Bjørnstad nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë – Departamenti i Evropës Juglindore dhe z. Jens Erik Grøndahl, Ambasadorin Norvegjez në vendin tonë.

    Z. Arne Sannes Bjørnstad e uroi kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor nga Norvegjia shprehi interesim për zhvillimet politike në Kosovë dhe për dialogun Kosovë – Serbi.

    Kryetari Kurti e njoftoi se prioritet e ka forcimin e shtetit në të gjitha fushat, në drejtësi, në ekonomi e në atë sociale. Sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, ai tha se duhet të nxjerrim mësimet nga e kaluara në mënyrë që dialogu të jetë i përgatitur mirë, me parime të qarta, dhe kësisoj të jetë solid.

    Në fund, bashkarisht shprehëm interesim për kontakte dhe takime të vazhdueshme bashkëpunuese në të ardhmen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!