Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se pas asaj që ndodhi sot, ku futbollistët e Crvena Zvezdës nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë, ekipi i Kosovës “duhet të fluturojë nga UEFA dhe FIFA”, ku sipas tij asnjëherë nuk e kishte vendin.
Gjuriq sipas mediave serbe ka thënë se kjo është dëshmi e mëtutjeshme e përpjekjeve të Prishtinës që në mënyrë simbolike të largojë Serbinë jashtë Kosovës, megjithëse qëllimi i ndeshjes ishte promovimi i sportit, e jo ndonjë mesazh politik, transmeton Reporteri.net.
Kujtojmë se ndeshja e planifikuar të zhvillohet nesër në orën 15:00 mes klubit serb nga Kosova, Trepça, dhe Crvena Zvezdas në territorin e Kosovës është anuluar, pasi që Policia e Kosovës, e vendosur në Jarinjë, ka vendosur të mos i lejojë serbët të hyjnë në Kosovë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.