I dërguari Special i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka thënë Klan Kosovës se po ndihet shumë mië dhe e do Kosovën.
Këto komente ai i bëri rrugës për në takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.
Pos me kreun e shtetit të Kosovës, Grenell do të takohet edhe me të gjithë liderët partiakë në Kosovë.
Përveç emisarit të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në Kosovë sot pritet të vijë edhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin dhe për dialogun të cilin e kishte emëruar sekretari amerikan Mike Pompeo, Matthew Palmer.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett me anë të një postimi në Twitter.