×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiqi e poston në Instagram fjalorin e gjuhës shqipe, që e mori dhuratë

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 14:25

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mori sot dhuratë një fjalor në gjuhën shqipe nga gazetari shqiptar, Idriz Seferi.


    “Për ekselencën e tij, presidentin Aleksandër Vuçiq, fjalorin tim personal për të kuptuar më mirë në të ardhmen sesa në të kaluarën” – shkruan ai në dedikim, në fjalorin që i dha gjatë një interviste që ai kreu me Vuçiqin për televizionin Klan.

     

    View this post on Instagram

     

    “Njegovoj ekselenciji Predsedniku Aleksandru Vučiću, moj lični rečnik, za bolje razumevanje u budućnosti nego u prošlosti.” – posveta u knjizi – rečniku albanskog jezika koji je predsednik Vučić dobio od dopisnika albanske televizije Klan, Idriza Seferija, tokom intervjua za ovu televiziju.

    A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav) on

    Presidenti postoi një fotografi të dedikimit dhe dorëzimit të librit në llogarinë e tij në Instagram, “E ardhmja e Serbisë”.

    Pasi foli me përfaqësuesit e Listës Serbe përpara zgjedhjeve të Kosovës, presidenti lexoi një dokument të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në gjuhën shqipe në një konferencë për shtyp dhe bëri shaka me Seferin, duke i thënë se “a kam lexuar mirë shqip”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!