Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka takuar në Ambsadën amerikane në Prishtinë Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin, Richard Grenell.
Takimi mes Grenell dhe Kurtit ka përfunduar, por ky i fundit nuk është deklaruar për media pasi ka dalë nga takimi, shkruan Reporteri.net.
Pas këtij takimi Kurti është parë teksa është larguar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë me makinën e tij.
Pas Kurtit, Grenell në ora 15:00 do të takojë edhe kandidatin e PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli dhe më pas kandidaten e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani.
Ndërkohë takimin e parë Grenell e ka zhvilluar me presidentin Hashim Thaçi, ku është pritur në Presidencë. Pas këtij takimi nuk ka pasur deklarime për media. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.