×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell përfundon takimin edhe me Isa Mustafën, fillon me Kadri Veselin

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 15:31

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka takuar në Ambsadën amerikane në Prishtinë Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin, Richard Grenell.


    Ashtu edhe si Kurti, as Mustafa nuk është deklaruar për media pas takimit me Grenell, shkruan Reporteri.net.

    Pas Mustafës, njeriu i Trumpit ka nisur takimin me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli dhe më pas kandidaten e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani.

    Ndërkohë takimin e parë Grenell e ka zhvilluar me presidentin Hashim Thaçi, ku është pritur në Presidencë. Pas këtij takimi nuk ka pasur deklarime për media. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!