Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferit Idrizi, ka prezantuar projektin për ndërtimin e një stacioni modern të autobusëve në qytet, duke e cilësuar si një nga investimet e rëndësishme të mandatit të ardhshëm.
Projekti ai thotë se është pjesë e programit të tij qeverisës për mandatin e dytë dhe synon të plotësojë një kërkesë të kahmotshme të banorëve të Vushtrrisë.
Idrizi ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të 12 tetorit, ndërtimi i stacionit do të nisë zbatimin.
“Ashtu siç edhe jemi zotuar në programin tonë qeverisës për mandatin e dytë, Vushtrria do të bëhet me Stacion modern të Autobusëve, kërkesë e kamotshme e banorëve të qytetit tonë. ??”
“Jam i lumtur që sot para jush po e bëj publik projektin madhor, derisa, pas 12 tetorit do ta bëjmë realitet.
Mandati jonë i dytë do të jetë mandat i punëve të mëdha, e stacioni është veç njëri prej këtyre punëve.???”, ka shkruar Idrizi në Facebook.
/Reporteri.net/