Kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe kandidatja për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani vecse kanë arritur në vendin ku do të mbahet takimi me Albin Kurtin, kreun e VV-së.
Takimi nuk po mbahet në asnjërën zyrë të partive, por është zgjedhur një restaurant në kryeqytet që të flasin për koalicionin e mundshëm qeverisë.
Ky është takimi i parë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme ku VV doli si parti e parë.
Liderët e këtyre dy subjekteve kanë paralajmëruar këtë takim një ditë më parë, ndërsa sipas tyre sot nuk do të flitet për ndarjen e posteve, mirëpo vetëm për koalicionin e mundshëm. /Reporteri.net/.