Në kryeqendrën e Prishtinës ka filluar “Java e Krenarisë”, ndërsa sot në qendër të qytetit është duke u organizuar parada e komunitetit ‘LGBTI’.
Moto e kësaj parade për sivjet është “Për kon t’rreh zemra”.
Për ta përkrahur këtë paradë janë dalur edhe politikan të caktuar, si kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe zyrtari i AAK-së, Burim Ramadani.
Por paradës i ka prirë edhe një i moshuar me plis të bardhë në kokë, shkruan Reporteri.net.
Ai së bashku me anëtarët e komunitetit në fjalë i prinë paradës.
Ndërkohë sheshit kryesor të Prishtinës është parë një numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/.